Babai i një futbollistit nga Kosova grushton referin në Zvicër

Babai i një futbollistit nga Kosova grushton referin në Zvicër

Një incident ka ndodhur të shtunën e kaluar gjatë një ndeshje futbollistike në Zvicër, ku një burrë nga Kosova dyshohet se e ka sulmuar referin, në ndeshjen e juniorëve në mes të Schoflandit dhe Villmergen-it.

Rasti në fjalë ka bërë bujë të madhe dhe është raportuar edhe në mediat zvicerane.

50-vjeçari nga Kosova, Mërgim B, thuhet se e ka grushtuar referin në ndeshjen ku po luante edhe djali i tij, 15-vjeçari Luan B.

Rreth kësaj ngjarje janë deklaruar edhe familjarët e të dyshuarit, të cilët thanë se po ndihen jashtëzakonisht keq pas këtij rasti.

Ndërkohë, po shqyrtohet edhe mundësia për një ndalim hyrjeje të këtij personi në të gjitha fushat e kantonit Aargau, në mënyrë që dënimi të ketë efekt real, shkruajnë mediat zvicerane

Related Articles