Babai i njërës nga vajzat e përfshira në dhunën në Gjilan: I kërkoj falje viktimës dhe familjes, jam i shokuar

Babai i njërës nga vajzat e përfshira në dhunën në Gjilan: I kërkoj falje viktimës dhe familjes, jam i shokuar

“Jam i shokuar”, “është nxënëse e shkëlqyeshme”, “nuk mund ta kuptoj se si erdhi deri te ky moment i zi”.

Këto janë disa prej deklarimeve që prindi i një prej vajzave të mitura të përfshira në dhunën që ushtruan ndaj një bashkëmoshatareje që u raportua ditë më parë në Gjilan, i ka bërë për “Nacionale”.

Ndër të tjera, ai thotë se vajza e tij, sjelljet i ka pasur gjithmonë të mira në shoqëri, “gjithmonë e kam pasur nën kontroll, edhe me shoqëri kur ka qenë”.

Mesazhi kryesor i babait, është që prindërit të kenë kujdes me rrjetet sociale që përdorin fëmijët e tyre.

I kërkon falje viktimës dhe familjes, megjithëse thotë se “e di që kërkim-falja e tij është e papranueshme”. Thotë se videon e pa veç një herë, se s’mundi t’i bëjë ballë.

Ngjarja që ndodhi në Gjilan, ka tronditur opinionin publik.

Related Articles