Një 15-vjeçare nga fshati Lebanë i komunës së Prishtinës ka denoncuar në Polici babanë e saj për sulm fizik.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar se është goditur me shuplakë në fytyrë nga babai i saj, pasi që ai kishte marrë vesh se vajza e tij është në lidhje dashurie me një person.
Mësohet se gjatë intervistimit, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës madhore.
Sipas burimeve, me urdhër të prokurorit 15-vjeçarja është dërguar në strehimore.