Vëllai i Liridona Ademajt ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po zhvillohet gjykimi për vrasjen e motrës së tij, për të cilën është i akuzuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Në dëshminë e tij, ai ka rrëfyer momentet e para pas ngjarjes tragjike dhe ka treguar për sjelljet e çuditshme të Murselit, që i habitën të gjithë familjarët.
“Filloi e pamja, Naimi nuk ishte askund. E kam thirrë në telefon, i kam thënë: ‘Ku je Naim, njerëzit kanë ardhë me pa, ty po të kërkojnë.’ Më ka thënë: ‘Fëmijët kanë me dëshmu, jam rrugës me Kimeten’”, ka treguar ai para trupit gjykues.
Ai ka shtuar se qëndrimi i ftohtë i Naimit dhe i Kushtrimit, si në raport me familjen ashtu edhe në media, ishte i pashpjegueshëm për ta.
“Na habitke qetësia e Naimit dhe Kushtrimit, shumë të ftohtë edhe me ne, edhe me mediat,” është shprehur ai.
Më tej, ai ka cituar babanë e tyre, i cili i zhgënjyer nga sjellja e Murselit, kishte deklaruar: “Miqësia mes nesh dhe tyre ka përfunduar. “Si është e mundur që Naimi e ka lënë vetëm Liridonën?”