300 kilogramë kanabis është sasia që u kap nga autoritetet malazeze.
Të dyshuar janë dy persona, babai dhe i biri nga Durrësi.
Droga ishte vendosur në një kamion kur u bllokua në Doganën e Malit të Zi, njofton Policia e Shtetit.
Kanabisi kishte destinacion Austrinë.
“Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.