Të premten në Malishevë janë arrestuar baba e bir të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”.