Rike Roçi është një prej banoreve më të komentuara të “BBVIP” këtë edicion, teksa për të bëhet fjalë për eksperiencën e dytë në këtë format, që e bëri të njohur fillimisht për publikun shqiptar.
Përtej debateve apo përplasjeve, së fundmi Rike ka treguar pak nga një pjesë e trishtë e historisë së jetës, teksa ka rrëfyer për kohën kur emigroi në Itali dhe atë çka ndodhi më pas.
Në një bisedë me Julin, Rike tha se sapo ajo dhe nëna e saj kanë mbërritur në Itali, babai është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë dhe në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë nga problemet që kishte me mushkëritë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, e ëma si pasojë e një aksidenti ka qëndruar në koma për 6 muaj, ndërsa kjo është një pjesë e historisë:
“Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin, nuk e mbaja mend fare. U kthyem te babi në Shqipëri dhe nuk kishim ku të shkonim. Pastaj për herë të tretë kemi marrë gomonen prapë, babi, mami, unë dhe motra. Herën e tretë ia dolëm.
“Babin nuk e kam se ka vdekur në 2015, 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim, dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë”.
“Atëherë mbyteshin me gomone, ne te gomonja që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Ça traumash kam unë. Kam pas një fëmijëri o Zot”.
“Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë drama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë”.