Llapi është përballur me Dritën, në kuadër të xhiros së pestë të Albi Mall Superliga.
Pothuajse gjatë tërë ndeshjes nuk pati gola, mirëpo e tillë ndeshja nuk përfundoi.
Në sekondat e fundit të këtij ballafaqimi, shënoi Blendi Baftiu për t’i siguruar Llapit tri pikë.
Llapi tani numëron shtatë pikë dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Drita renditet në pozitën e tetë me tri pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Gazeta Enigma
Baftiu dënon ish ekipin, Drita pëson në sekondat e fundit
