Baftiu nuk vazhdon me Ballkanin, ky klub shprehet i interesuar për shërbimet e tij

Baftiu nuk vazhdon me Ballkanin, ky klub shprehet i interesuar për shërbimet e tij

Klubi Futbollistik “Ballkani” është shpallur kampion i Kosovës gjatë këtij sezonit 2021/22, shkruan Gazeta Enigma.

Blend Baftiu ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar tek skuadra nga Suhareka.

Tashmë po raportohet në media se futbollisti i ka bërë të ditur Ballkanit që nuk do të vazhdojë qëndrimin në Suharekë. Sipas ‘Kanal10’, Drita është skuadra më interesuar për shërbimet e Baftiut.

Drita ishte afër Baftiut edhe në afatin kalimtar të dimrit, mirëpo atëherë marrëveshja finale nuk ishte arritur.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles