Bahtiri: Kemi procese të papërfunduara, na presin negociatat me Serbinë

Bahtiri: Kemi procese të papërfunduara, na presin negociatat me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, e ka arsyetuar letrën e Albin Kurtit drejtuar LDK-së, duke e quajtur atë një “marrëveshje e mençurisë”, raporton Gazeta “Enigma”.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot më shumë ser kurrë, duhet vendosur interesin e qytetarit mbi çdo interes partiak.

“Republika e Kosovës nuk ka luksin të rrotullohet në një cikël pafund zgjedhjesh. Ne kemi procese të papërfunduara, na presin negociatat me Serbinë, sfida jetike përpara dhe një moment historik që kërkon lidership dhe bashkëpunim. Një marrëveshje e mundshme LVV–LDK nuk është kompromis i dobësisë, por një marrëveshje e mençurisë — një akt përgjegjësie për të ndërtuar institucione të forta dhe për t’i dhënë fund ngërçit politik”, ka shkruar ai.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet vendosur interesin e qytetarit mbi çdo interes partiak. Sepse pa unitet politik, nuk ka pavarësi reale. Sepse pa stabilitet, nuk ka zhvillim. Populli ka folur me votë, tash duhet të flasë udhëheqësia me guxim. Sepse nuk mund të lejojmë që të ardhmen ta mbajë peng e kaluara. Kosova nuk është pronë e askujt, por amanet i gjeneratave që sakrifikuan dhe i atyre që do të vijnë”, ka përfunduar Bahtiri. /Gazeta Enigma/

Related Articles