Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri para tentativës së 51-të për konstituimin e Kuvendit akuzoi partitë e tjera që për qëllim kanë ndarjen e Kosovës.
“Së pari po dua t’ju tregoj se bashkimi i opozitës ka një qëllim: ndarjen e Kosovës, siç e kanë pasur plan. Ajo nuk do të arrihet asnjëherë deri sa të jemi gjallë ne”, tha ai shkurt para mediave.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është paraparë të nisë në ora 11:00.