Bahtiri: Duartrokitjen e bëra për ta përgëzuar opozitën për autogolën në sekondat e para të lojës

Bahtiri: Duartrokitjen e bëra për ta përgëzuar opozitën për autogolën në sekondat e para të lojës

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka marrë vëmendje lidhur me një veprim që ka bërë sot në seancën konstituive. Në momentet kur kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër i zgjedhur, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerje të seancës, Bahtiri nisi të duartrokasë i vetëm.

Bahtiri ka thënë se duartrokiti “për ta përgëzuar opoziten për autogolen që ia bëri vetës në sekondat e para të lojes”.

“Bashkë me Listen Serbe, le të vazhdojnë, sa herë do të provojnë, aq herë do të dështojnë!”, ka shkruar Bahtiri.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë, meqë Kuvendi nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve. PDK, LDK e AAK votuan kundër, ndërsa pro miratimit të këtij raporti votuan VV dhe Nisma.

Related Articles