Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK’së, Paris Guri, duke ia dhënë një shishe qumështi për fëmijë.
Për këtë ‘aksion’ të tij, Bahtiri u pyet sot nga gazetarët pas ndërprerjes së seancës konstituive.
“Më ka nderu, e nderova. Asgjë më shumë”, tha Bahtiri.
Veprimi i sotëm i Bahtirit erdhi pas një deklaratë të deputetit Guri, i cili ditë më parë kishte ironizuar se ai do të votonte për kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin.
“E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin”, kishte thënë Guri.