Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës nga VV-ja, Agim Bahtiri ka thënë në Politiko se aderimi i tij nga AKR-ja në partinë e Albin Kurtit, ishte vetëm për qëllime të veriut të kësaj pjese.
Bahtiri në Politiko tha se në Vetëvendosje, më nuk mbanë asnjë pozitë zyrtare, madje sipas tij, tanimë ai është vetëm një anëtar i thjesht.
“Unë nuk e përfaqësoj VV-në. S’jam zyrtar i VV-së. Jam anëtar i thjesht. Kam qenë kryetar i Mitrovicës për dy mandate. Në VV kam shkuar pikërisht për veriun. Unë e di që prej 2015 jam përballur me shumë negociata, tensione qofshin ato lokale. Unë jam munduar të krijojë paqe” tha Bahtiri ën Politiko.