Bahtiri: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK-në

Bahtiri: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK.

Në një intervistë për RTV21 Bahtiri ka thënë se do të largohet nga LVV-ja dhe do të heq dorë nga të qenurit deputet nëse ndodh një gjë e tillë.

‘’Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju tregu, ky është mendim i imi personal, në atë moment që LVV-ja shkon me PDK-në unë nuk do të jem më në atë listë. Do të heqi dorë nga Vetëvendosje. Ndoshta do të heq dorë edhe nga deputeti për arsye se dihen veprimtaritë e këqija që i kanë bërë gjatë kësaj përiudhe pas luftës.”, ka thënë ai.

Deputeti Bahtiri ka thënë se për formimin e Qeverisë i kanë numrat e nevojshëm. Ndërsa, u ka bërë thirrje deputetëve të ish-opozitës që të votojnë kandidatën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do ta mbështesne një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, nuk ka treguar nëse ka kushte se a duhet të jetë kryeministër Albin Kurti apo Bedri Hamza.

Related Articles