Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka akuzuar Bedri Hamzën, se ka lobuar në Amerikë për moshapjen e Urës së Ibrit, raporton Gazeta “Enigma”.
“…sepse fuqia më e madhe për t’iu dhënë ndërkombëtarëve për të ndërhyrë ka qenë nga opozita”, ka thënë Bahtiri në DTP me Fidanin në Klan Kosova.
“Opozita e sotme, e turpshme ,për arsye se të shkohet të lobohet në Amerikë mos me u hapë ura për arsye se Albini…Albini fiton bindshëm në qoftë se hapet ura, ky është turpi më i madh”. /Gazeta Enigma/