Bahtiri: Nëse nuk i kemi votat nuk vijmë

Bahtiri: Nëse nuk i kemi votat nuk vijmë

Kandidati i zgjedhur për deputet nga radhët e Vetëvendosje Agim Bahtiri, ka folur para mediave teksa shkonte në Kuvend para nisjes së seancës konstituive.

Ai nga gazetarët u pyet se nëse partia e tij i ka votat sot.

Bahtiri u përgjigj se nëse s’do t’i kishin votat nuk do të vinin fare.

“Pse po pyetni a i kemi votat, pse nuk po pyesni çka po do opozita? Kjo po na intereson neve… Nëse nuk i kemi votat nuk e qesim, as nuk vijmë fare,” , tha Bahtiri.

Derisa sot para nisjes së seancë konstituive, kryesuesi Avni Dehari, i ka thirrur partitë politike për konsultim.

Vazhdimi i seancës do të bëhet me fillim nga ora 12:00.

Related Articles