Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, raporton Gazeta “Enigma”.
Bajrami përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka shkruar se kështu Qeveria e Albin Kurtit po tenton të blejë vota dhe e ka cilësuar si ”korrupsion publik”.
”Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota”, ka shkruar Bajrami./Gazeta Enigma/