Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Bajqinovci në “Politiko” ka thënë se opozita nuk mund t’ua imponojë emrin e kandidatit ashtu siç ata nuk ua imponojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit.
“Ashtu si opozita po i kërkon akterët e tyre në këtë rast nënkryetarët, që ne nuk mund të interferojmë, PDK e dërgon të vetin, LDK e dërgon të vetin dhe ne po ashtu e dërgojmë kandidatën tonë”, ka thënë Bajqinovci.
Ndërsa, komentatori politik, Sadik Zeqiri ka thënë se LVV-ja nuk i ka numrat.