Bajqinovci ironizon me ndalimin e djalit të Vuçiqit: Ka, ka dorëzim!

Bajqinovci ironizon me ndalimin e djalit të Vuçiqit: Ka, ka dorëzim!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci ka komentuar zhvillimet në lidhje me ndalimin e djalit të Vuçiqit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim”, ka ironizuar Bajqinovci.

“Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim). Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heq bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim”, ka shkruar tutje deputeti i LVV-së.

Sot gjatë ditës, Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që këtë vit është mbajtur në Graçanicë.

Në këtë festë të serbëve, ai u pa me një mbishkrim nacionalist në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”.

Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilo Vuçiqin gjatë kthimit për në Serbi.

Policia e Kosova në këtë rast ia ka larguar fanellën me mbishkrimin nacionalist.

Related Articles