Mefail Bajqinovci, anëtar i LVV-së, ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe ish-partitë opozitare, pasi siç tha ai, “kur nuk votohet partia që e mohon shtetin tonë dhe që e ka luftuar me armë – opozita shqetësohet”.
“Lumir Abdixhiku në një intervistë e shpenzoi gjithë kohën duke vajtuar pse Simici nga Lista Serbe nuk u zgjodh nënkryetar”.
“Një kryetar i një partie opozitare- avokat i Listës Serbe”, shkroi Bajqinovci.
“Kur nuk votohet partia që e mohon shtetin tonë dhe që e ka luftuar me armë – opozita shqetësohet. E kur vjen puna për ta mbrojtur Kosovën – hesht”, u shpreh tutje ai.