Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për bllokadën e radhës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Bajqinovci ka thënë se Kuvendi i Kosovës është konstituuar. Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese eventualisht thotë se duhet të ketë masë të përkohshme ose vendim tjetër, ai thotë se do ta respektojnë.
“Ne e kemi zgjedhur kryetarin e Kuvendit i kemi zgjedhur tre nënkryetar dhe kur kemi ardhur te pika për kandidaturën për nënkryetarin e komunitetit serb i kemi ezauruar të gjithë deputetët nga komuniteti serb dhe mendojë se Kuvendi i Republikës së Kosovë është konstituuar dhe duhet të vazhdojë punën tutje”, ka thënë Bajqinovci.