Bajqinovci me porosi ndaj Hotit për Asociacionin: Ai besoj e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

Bajqinovci me porosi ndaj Hotit për Asociacionin: Ai besoj e ka zgjidhjen, sikur në 2021-tën

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar ish-kryeministritm Avdullah Hoti në lidhje me Asociacionin, raporton Gazeta “Enigma”.

Bajqinovci u shpreh se Hoti paska thënë se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë, siç u shpreh ai, për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit.

Deputeti i VV-së tha me ironi se beson që Hoti e ka zgjidhjen siç e kishte në vitin 2021.

“Hoti paska thënë sot se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit. Ai besoj e ka zgjidhjen. Sikur e kishte në 2021-tën”, ka shkruar Bajqinovci.

Related Articles