Bajqinovci: Opozita do e kërkojë 2021-ën

Bajqinovci: Opozita do e kërkojë 2021-ën

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se opozita do e kërkojë 2021-ën, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se do ishte mirë, nëse në 2025-ën disa deputetë të opozitës do të kenë vend në Kuvendin e Kosovës.

“Realiteti i vetëm janë matjet çdo tre muaj, unë nuk i bëj ato matje. Të gjitha kompanitë, vendore dhe ndërkombëtare, e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje me 49 për qind. Tash kujt t’i besojë LDK-ja, ajo deri dje ka bërë be në katro sondazhe”, tha Bajqinovci në DPT te Fidani.

“Opozita do ta kërkojë vitin 2021. Çka do të ndodhë në 2025-ën? Do të jetë shumë mirë nëse do të jenë disa nga ta në Kuvend”, u shpreh deputeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles