Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se 9 shkurti po afron dhe vullneti i qytetarëve është i qartë – vazhdimi i punëve të mira dhe zhvillimi i shtetit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai e cilësoi opozitën si të pamundshme të ofrojë vizion dhe oferta për qytetarët, duke parashikuar një ndëshkim të fuqishëm me votë.
Bajqinovci nënvizoi se mobilizimi dhe vendosmëria e qytetarëve janë më të fuqishme se kurrë.
“9 shkurti po afron dhe vullneti i qytetarëve është i qartë – vazhdim i punëve të mira dhe i zhvillimit të shtetit. Opozita, e cila s’ka as vizion e as ofertë për qytetarët, do të ndëshkohet me votë edhe më fuqishëm. Mobilizimi është i madh, vendosmëria e qytetarëve është e palëkundur”, tha ai. /Gazeta Enigma/