Bajqinovci reagon ndaj kërkesës së Haradinajt për protesta: Kush del në rrugë pas oligarkëve politikë

Bajqinovci reagon ndaj kërkesës së Haradinajt për protesta: Kush del në rrugë pas oligarkëve politikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefalil Bajqinovci, sot ka reaguar pasi që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) paralajmëroi protesta për të kundërshtuar ato që i ka cilësuar shkelje të rënda kushtetuese, raporton Gazeta Enigma.

“Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë? Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti. E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë. Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë. Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë”, ka shkruar Bajqinovci në një status në Facebook. /Gazeta Enigma.

Related Articles