Në emisionin EURO N’7 me Menduh Abazin është diskutuar çështje punëtorëve pas liberalizimit të vizave.
Ishte konstatim i përgjithshëm se tregu i punës është tashmë në një udhëkryq ku urgjentisht duhet që trekëndëshi punëtorë-punëdhënës-qeveri të funksionoj në mënyrë që të ketë stabilitet në këtë fushë.
Sipas të dhënave në Kosovë popullsi aktive dhe e gatshme për punë janë rreth 1.2 milion banorë, nga ta rreth 400 mijë janë duke punuar qoftë në sektorin privat apo publik, ndërsa mbi 720 janë të gatshëm për tregun e punës por që nuk punojnë.
Kjo shifër ka ngjallur debat në studio ku bizneset nuk janë pajtuar se ka një shifër kaq të madhe të të papunëve ngase shpesh shumë biznese ankohen se nuk kanë punëtorë.
Profesori Ujkan Bajra ka treguar se ne kemi një situatë të rënduar edhe pse statistikat e paraqesin një ulje të papunësisë.
“Sipas Agjensionit të Statistikave kemi vetëm 4 mijë persona që kanë kërkuar punë dhe kjo normalisht nuk paraqet realitetin për shkak se të dhënat tregojnë ndryshe. Poashtu sipas ASK-së shkalla e fuqisë punëtore pra të punësuar janë 38.5% që është më e ultë në rajon, ngase në Shqipëri është deri në 65 %, njejt në Mal të Zi, Maqedonia 52, ndërsa Serbia 55%. Ndërsa persona aktiv jashtë tregut të punës në Kosovë janë mbi 720 mijë, ndërsa sipas ASK shkalla e popullsisë ekonomikisht jo aktive është 61.5%”, ka thënë profesor Bajra.
Sipas profesor Bajrës këto shifra nuk janë aspak pozitive e as shpresëdhënëse se viti 2024 do të jetë më i mirë në aspektin ekonomik sesa viti 2023 dhe se vala e migrimit duke u bazuar në këto statistika edhe mund të rritet.
Rritja ekonomike prej maksimum 3.9 këtë vit e poashtu edhe vitin tjetër pritjet janë që të jetë e njejt nuk garanton poashtu se do të ketë rritje të pagave dhe pikërisht kjo rritje sipas profesor Bajrës e bënë Kosovën me pagën më të ultë në rajon.
“Defekti kryesor për fuqinë punëtore është tek sektori privat pasi paga mestare tek ky sektor është 401 euro neto për dallim nga ndërmarrjet publike 659 dhe sektori publik 536, pra paga mesatare është 446 euro, kjo pagë në bazë të inflacionet në dy vitet e fundit do të duhej të ishte 560 por tek nuk ka lëvizur fare as pas inflacionit. Krahasuar me vendet e rajonit Kosova është në vendin e fundit ngase gjitha vendet e rajonit kanë paga më të mëdha sesa në Mal të Zi paga mesatare është 900 euro, në Serbi 800, Maqedonia 780 euro, Shqipëria 660 euro, tek ne paga mesatare bruto është 520 euro”, ka thënë Bajra.
Migrimi sipas tij mund të ndalet me ndërhyrjet e menjëhershme në çështjen e pagave./T7