Bajrami: 700 milionë euro projekte janë të bllokuara për shkak të masave

Bajrami: 700 milionë euro projekte janë të bllokuara për shkak të masave

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia në pushtet “po bërtet e shan” nëpër tubime zgjedhore sepse “nuk e ka asnjë rezultat gjatë katër viteve”.

“Partia në pushtet, po bërtet, po ofendon dhe shan nëpër tubime zgjedhore, sepse pas 4 viteve qeverisje, me shumicë të votave në Kuvend, me të gjitha nivelet e pushtetit, me rreth 12 miliardë euro buxhet – taksa të qytetarëve, nuk e ka asnjë rezultat”, tha Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe humbjet që kanë sjellë këto masa për Kosovën.

“Gjatë katër viteve, në çdo fushë ka pasur vetëm regres dhe skandale. Gati që dy vite Kosova është nën sanksione (masa ndëshkuese të BE-së). Përpos dëmtimit të imazhit të vendit për shkak të këtyre masave janë edhe rreth 700 milionë euro projekte të cilat janë bllokuar tash e dy vite”.

Bajrami i ka listuar “vetëm disa projekte dhe fondet e bllokuara në shumë prej 293 milionë euro”.

Related Articles