Bajrami: Angazhimi i Trumpit për Kosovën – lajm i mirë, por duhet ta kuptojë esencën e konfliktit

Bajrami: Angazhimi i Trumpit për Kosovën – lajm i mirë, por duhet ta kuptojë esencën e konfliktit

Akademik Arsim Bajrami ka thënë se është lajm i mirë deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, se do të merret sërish me çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se beson që Trump do të arrijë rezultate pozitive karshi të dyja shteteve.

“Është një lajm shumë i mirë angazhimi i Z. Trump me çështjen e Kosovës sepse ka pasë një vakum të interesimit amerikan sa i përket çështjes së Kosovës. Ne e dimë se pa Amerikën asnjëherë konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të shkojë përpara apo të përfundojë”, ka thënë Bajrami.

“Por unë uroj që presidenti Trump të këshillohet mirë nga këshilltarët dhe ta kuptojë esencën e konfliktit shqiptaro-serb. Ai më herët ka pasë një deklaratë se shqiptarët kanë luftuar me serbët, i ka fajësuar në mënyrë dy palët.Në fakt është Serbia ajo që ka nxitur luftë dhe ka ushtruar gjenocid në Kosovë, Kosova është mbrojtur dhe nuk duhet barazuar të dyja palët, sepse dy palët nuk kanë nxitur luftë. Lufta është nxitur nga Serbia e cila ka pasë një plan të shfarosjes së shqiptarëve, shqiptarët janë mbrojtur”,  tha Bajrami në Info Magazinë.

Bajrami shtoi se pret që Trumpi të përdorë fuqinë politike edhe ndaj Serbisë që t’i japë fund situatës që është mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Jam shumë e sigurt se po që se ai e ka në agjendë ta përmbyllë këtë konflikt ai edhe do të arrijë, sepse edhe ai arriti rezultatet që t’i takojë për herë të parë Hotin dhe Vuçiqin atëherë. Jam i sigurt se me fuqinë politike që ka Amerika do të arrijë edhe të detyrojë Serbinë që t’i japë fund këtij konflikti”, u shpreh Bajrami.

Related Articles