Bajrami bën thirrje të kompensohen bujqit për fushat e djegura

Bajrami bën thirrje të kompensohen bujqit për fushat e djegura

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ata që janë ministra në detyrë, duhet të marrin urgjentisht vendim për t’i kompensuar bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit.

Bajrami tha se nëse ka një moment për t’i përdorur mjetet nga “Fondi për Ringjallje Ekonomike”, ky është tani, pasi tha se është e rëndë kur brenda disa orëve të digjet djersa dhe investimi njëvjeçar i bujqve.

“Nëse bujqit nuk kompensohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga importi i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit”, shkroi Bajrami.

Tutje, ajo u shpreh se bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme, teksa u bëri thirrje që ata që sot janë në detyrë, të veprojnë menjëherë.

Related Articles