Bajrami e LDK-së hedh kritika mbi rritjen e faturave të energjisë nga pushteti

Bajrami e LDK-së hedh kritika mbi rritjen e faturave të energjisë nga pushteti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë në lidhje me çmimet stratoferike të energjisë elektrike në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Bajrami ia kujtuar Qeverisë mosmbajtjen e premtimeve lidhur me lirimin e çmimit të energjisë.

Deputetja kritikoi edhe politikat e subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta, duke i cilësuar ato si “karramele propagandistike.”

“Për çmimin e energjisë elektrike ka një rregullator, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, njerëzit aty, pra bordin i ka zgjedhë dhe i ka votu partia në pushtet – LVV.

A e dini se çka ka ndodhë me çmimin e energjisë elektrike? Ndoshta detajet nuk e dini, por ajo që ju e dini me saktësi është se çmimi i energjisë elektike në këtë mandat është dyfiishu. Pra, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bashkrendim me qeverinë e ka ngritë dy herë çmimin e energjisë elektrike. Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për ekonomitë familjare dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% ⬆️ e tarifa e ulët është ngritë për 85% ⬆️, për shpenzimin mbi 800 KWh, ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë 15% ⬆️ për të gjithë shpenzuesit (ekonomitë familjare dhe bizneset). Në prill të këtij viti ZRRE ka ulë çmimin për 8% ⬇️, ulje kjo që nuk është vrejtë nga askush“, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar gjithashtu qeverinë për mungesën e investimeve në kapacitetet e reja të gjenerimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë si një dështim të madh.

Ajo tha se ndërhyrjet në mirëmbajtje janë vonuar ose nuk janë realizuar fare, duke përkeqësuar gjendjen e kapaciteteve ekzistuese.

“Kjo Qeveri me buxhetin me të madh (taksa dhe tatime tonat) pas lufte ka ndërtu zero kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike. Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro.” – shtoi deputetja Bajrami.

Bajrami argumentoi se ndihmat që variojnë nga 3 deri në 10 euro për familje nuk janë të mjaftueshme për të përballuar barrën e rritur financiare.

“Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “minister mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri ne 10 euro dhe kërkon falënderim”, tha ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles