Bajrami: LDK po mbledh nënshkrimet e deputetëve për anulimin e vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit

Bajrami: LDK po mbledh nënshkrimet e deputetëve për anulimin e vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, u deklarua para mediave pas dështimit të seancës së 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Para mediave ajo tha se “kemi mbledhur nënshkrimet e deputetëve, ku si deputet nënshkrues do të kërkojmë të hënën nga zyra e ZRrE-së për anulimin e dy vendimeve, njëri ngha ta rritja e çmimit të energjisë elektrike”.

Tutje ajo ka theksuar se ZRrE ka detyruar 1300 kompani që të dalin në tregun e hapur.

“Anulimin e vendimit për të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë elektrike e cila ka ndikuar në ngritjen e energjisë elektrike në 16.1%. Tjetra është detyrimi i 1300 kompanive për të dal në tregun e hapur, kinse në tregun e lirë, tregun konkurrues i cili më lejoni të ju informojë i cili nuk ekziston në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

“Po është e vërtet janë 19 operatorë të licencuar për tregtim me energji nga ZRrE, por nga ajo që jemi informuar nga shoqata e prodhuesve në kuadër të Odës Ekonomike rreth 200 kompani, prej tyre disa kanë kërkuar të marrin disa oferta për furnizim me energji elektrike pas datës 1 qershor ata kanë marrë një ofertë te vetme prej KESCO-s të cilët edhe aktualisht furnizohen”, deklaroi Bajrami.

“Nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim çmimi për këto kompani do të jetë i rritur për 260 për qind më shtrenjtë, gjë e cila shumicën e tyre do të i detyroj që t’ia ven qelësin kompanive të tyre”, tha ajo.

Tutje ajo ka theksuar se ata po merren me hallet e qytetarëve, ndërsa LVV ka hall për Albulena Haxhiun.

“Ende nuk ka ndodhur konstituimi po duhet të merremi me hallet e qytetarëve, ndërsa LVV ka vetëm një hall dhe ai është vendosja e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit”, tha ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles