Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për paralizën institucionale në Kosovë pas zgjedhjeve të 2025, duke paralajmëruar se vazhdimi i politikave të LVV-së rrezikon që vendi të kthehet nga një shtet që humb vite në një shtet që humb ndër vite.
Ajo tha se zgjedhjet e shpeshta dhe refuzimi i kompromisit po dëmtojnë institucionet dhe besimin qytetar.
“Nëse vendi vazhdon me strategjinë e LVV/Albin Kurtit: “zgjedhje – refuzim kompromisi – bllokadë – zgjedhje të reja”, Kosova rrezikon të kthehet nga një shtet që humb vite në një shtet që po humbet ndër vite. Andaj ka ardhur koha për reflektim të vërtetë qytetar, t’i themi stop arrogancës së partive politike, atyre që shtetin po e konsiderojnë si lodër argëtimi. Askush, ama askush nuk ka të drejtë të abuzojë me besimin e qytetarëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
