Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se janë të pavërteta deklarimet e qeverisë dhe kuvendit, se ka rritje të punësimit në vend raporton Gazeta “Enigma”.
“Punësimi është duke lulëzuar, veçse po lulëzon në Gjermani. Atje ka 59 mijë qytetarë më shumë me origjinë nga Kosova”, është shprehur Bajrami.
Tutje ajo ka shtuar se “trendi është më negativ sesa në qeveritë e kaluara. Ju punoni statistika, ato janë tuajat, por unë po i referohem Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Nuk ka lulëzim ekonomik. Ka rritje të importit në 4.7 miliardë euro. Ka deficit tregtar”. /GAZETA ENIGMA/