Bajrami e publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti dhe ministrat s’dhanë dorëheqje: Alo Albulenë

Bajrami e publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti dhe ministrat s’dhanë dorëheqje: Alo Albulenë

KQZ ditën e djeshme kishte njoftuar se të enjten në orën 16:00 do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kjo meqë sipas Ligjit, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet, duhet të japin dorëheqje para certifikimit nga pozitat qeveritare, meqë ata marrin mandatin në momentin kur certifikohen dhe s’mund të mbajnë njëkohësisht edhe postin qeveritar.

Pavarësisht kësaj, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi të publikuar para pak minutash, ka shkruar se s’ka nevojë për dorëheqje, meqë sipas tij, Qeveria me automatizëm ka kaluar në qeveri në detyrë.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar duke thënë se çfarë të bëhet me nenin e Ligjit të ri për Qeverinë ku në mënyrë të saktë e thotë se në rast se një anëtar qeverie merr votat për deputet, ai duhet të jep dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit.

“Albin Kurti po thotë s’kemi nevojë të japin dorëheqje, po thirret në Nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Pyetja është çka me bë me Neni 26, par. 1. i po të njëjtit Ligj, ku fjalëpërfjalshëm thuhet:

“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.””, kas hkruar Bajrami.

Depuetja e LDK-së ka ngacmuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i thënë “Alo Albulenë”.

Related Articles