Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur dyshime se KEK-u po furnizohet kryesisht nga Serbia, siç tha ajo, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji.
Sot, në KEK funksionon vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MË. KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”. Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë”, shkroi Bajrami në një postim.
“Energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji”.
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, tha se LVV “po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm”.
“Unë dua të besoj se pas mijëra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur më në fund hetimet për mafinë energjetike”, u shpreh më tej Bajrami.
“Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji në ditë, këto janë para të qytetarëve që do t’i paguajnë përmes faturave të rrituara edhe më shumë të energjisë elektrike dhe përmes inflaciont për produktet tjera. Qytetarëve me pak mirëqenie për fitimet të majme, për EFT-në e Vuki-it, NOA-n e për ata që e kanë bë të mundshme krejt këtë situatë”.
“Hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë!”, përfundoi ajo.