Bajrami i fton në përballje të gjithë Qeverinë Kurti

Bajrami i fton në përballje të gjithë Qeverinë Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish në lidhje me kontratat një burimore ose sekrete, numri i të cilave, sipas saj, ka kaluar shifrën 2 mijë në këtë qeverisje.

Bajrami ka theksuar se këto kontrata janë një burim i mundshëm për korrupsion dhe ka kritikuar ata që refuzojnë auditimin e tyre, duke i cilësuar si të njëjtë me ata që janë të përfshirë në korrupsion, shkruan Gazeta Enigma.

Ajo ka kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria, duke shtuar se vetëm me një proces të hapur mund të parandalohet abuzimi me fondet publike.

“Korrupsioni mbulohet me propagandë aq sa dielli me shoshë”, ka shkruar ish-ministrja Bajrami.

Deputetja e LDK-së tutje ka thënë se prej 273 milionëve të shpenzuara për kontrata sekrete gjatë Qeverisjes së Kurtit këtë mandat, nga 38 komunat e Kosovës në total janë shpenzuar vetëm 33.8 milionë euro për kontrata të negociuara.

Bajrami i ka bërë thirrje të gjithë kabinetit qeveritar për përballje në debat për të gjitha çështjet, duke filluar nga Thesari, doracakët, gruri, kontratat njëburimore, rezervat e shtetit, tenderët e KEK-ut dhe Martin Berishajn, licencat e Microsoft, 160 çerdhet, lirimin e çmimit të rrymës e deri te bashkimi kombëtar.

“I bej thirrje krejt kabinetit qeveritar le të vinë në debat e të flasim për: Thesarin, doracakët, grurin, kontratat një burimore në MTI-së dhe të MASHTI-it (normal gënjeshta të Armend sekserit), mandej flasim për rezervat shtetrore dhe Ridvan Muharremin, për tenderat në KEK-ut dhe Martin Berishajn, për licensat e Microsoftit, për160 çerdhe, lirimin e energjisë elektrike e deri te bashkimi kombëtar.

Caktone studion, kohën merrni vizatimet me veti unë ju pres. Ejani të ballafaqohemi!”, ka shkruar deputetja Bajrami./GazetaEnigma/

Related Articles