Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, komentuar deklaratat e djeshme të VV-së karshi protestës së bizneseve, që bllokuan hyrjet e Prishtinës, dje për dy orë,
Bajrami ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që përmendi fjalën “barrikadë” duke iu referuar protestës, si dhe ministren Rizvanolli që tha se bizneset po përdoren nga opozita.
“Albini Kurti protestën e biznesëve e quajti ”barrikada”, e Rizvanolli tha se bizneset po i përdorë opozita se s’po pajtohen me ngritjën e çmimit të energjisë deri 260%, por deri me tani asnjeri e as tjetri asnjë edhe një fjalë se kanë thënë për 160 milionë euro qarkullim me energji të kompanisë NOA dhe miliona euro fitim në kurriz të qytetarëve nga EFT-ja e Vuk Hamoviçit vetëm për transport të energjisë.”
Madje ajo ironizoi pak edhe me drejtorin e ri të KEK-ut.
“Mos të harrojmë: Ai donatori i LVV-së që i zgjedhë drejtor i KEK-ut, Artanja tha është djalë i mirë e profesionist s’ka më”.