Deputetja e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ironizuar me vendimin e Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike të municionit, raporton Gazeta “Enigma”.
Bajrami përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ia ka kujtuar Kurtit premtimin për fabrikën e keqapit në Kosovë që s’është realizuar për këto katër vite.
Ajo me ironi ka thënë se meqë i shkuan katër vite dhe s’mundi ta bëjë, tash po e nis fabrikën e municionit.
“A e mbani mend premtimin e Albinit për ndërtimin e një fabrike të keqapit? Eh, pasiqë shkuan 4 vite atë s’mundi ta ndërtojë e sot tha hajt se po e fillojmë një fabrikë të municionit. Besoj deri me 9 shkurt e ndërton. Si të ndërtojnë fabrikën e municionit, po e hapshin Urën e Ibrit. Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi”, ka shkruar Bajrami. /Gazeta Enigma/