Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi që Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ekonomia e Kosovës po rritet.
Ajo përmes Facebook-ut, ka treguar se në mars të vitit 2021, rritja ekonomike në vend ishte 16.32%, në tremujorin e II-të të këtij viti rritja ekonomike është 2.14%.
“Në Mars të vitit 2021 rritja ekonomike në vend ishte 16.32%, në tremujorin e II-të të këtij viti rritja ekonomike është 2.14%. Krejt dhe Drejt, veç Drejt s’po del të jetë”, ka shkruar ish-ministrja e Ekonomisë.
Më tutje ajo ka akuzuar qeverinë se po refuzon ti lexoj edhe raportet e veta.
Postimi i plotë:
Në Mars të vitit 2021 rritja ekonomike në vend ishte 16.32%, në tremujorin e II-të të këtij viti rritja ekonomike është 2.14%.
Krejt dhe Drejt, veç Drejt s’po del të jetë.
Qeveria po refuzon me i lexu raportet e veta.