Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, përmes një shkrimi në “X”, është shprehur se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar pakon e plotë të Brukselit.
Ai ndërkaq është shprehur se fatkeqësisht, Serbia e refuzoi atë.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pranoi pakon e plotë të Brukselit, të propozuar nga të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, propozoi nënshkrimin e menjëhershëm, si dëshmi përfundimtare do të ketë respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha pjesëve të marrëveshjeve, të mëparshme dhe të reja. Fatkeqësisht, Serbia refuzoi”, shkroi ai.