Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami para seancës së sotme ka thënë se nuk presin ndonjë lëvizje nga ngërçi, raporton Gazeta Enigma.
“Për të 26-ën herë veprimin e njëjtë, kështu që nuk është që kemi pritje”, theksoi ajo.
“Ne gjithmonë kemi respektuar. LDK asnjëherë s’ka ndonjë histori ku nuk i ka përfillë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk po e paragjykoj, nuk e di se çfarë do të vendosë, por normalisht se çdo vendim i tyre do të jetë i pranueshëm”.