Bajrami: Më 7 qershor, votoni për program politik

Bajrami: Më 7 qershor, votoni për program politik

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, u bëri thirrje qytetarëve, që më 7 qershor, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme, të votojnë në bazë të programit politik të partive.

“Më 7 qershor, votoni për program. Stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritete të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit”, shkroi Bajrami.

Kështu u shpreh ish deputetja, teksa foli për krizën me qumështin.

Bajrami tha se Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin – “krejt zinxhirin: fermerin, përpunuesin dhe tregtarin, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg në krahasim me atë të importuar”.

“Dallimi në çmim duhet të jetë deri në 20 cent/litër; atëherë konsumatori e zgjedh qumështin vendor. Këto masa duhet të vazhdojnë deri në konsolidimin e sektorit. Njëjtë duhet të veprohet edhe me produkte të tjera”, shkroi ajo.

Së fundmi fermerët protestuan duke hedhur qumështin në lum, në shenjë pakënaqësie për rënien e çmimit të grumbullimit dhe vështirësitë në treg.

Related Articles