Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se inflacioni në Kosovë ka pësuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Gazeta “Enigma”.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se inflacioni për muajin gusht të këtij viti është 4.5 për qind më i lartë sesa i gushtit të vitit të kaluar.
Madje ajo ka ironizuar me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se si do ta cilësonte këtë lajm pasi ky i fundit tha sot se Kosova ka shënuar rritje ekonomike.
“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024”, ka shkruar Bajrami.
“Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën?”.