Bajrami: Kryeministri e presidentja të dalin në protestë

Bajrami: Kryeministri e presidentja të dalin në protestë

Sot në Prishtinë po protestohet në kundërshtim të padrejtësive që po iu bëhet nga Gjykata e Hagës, ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në protestën e thirurr nga veteranët po marrin pjesë një numër i madh nga krejt trojet shqiptare.

Në një intervistë për Klan Kosovën, profesori Arsim Bajrami, tha se në Haga po e gjykon krejt historinë e Kosovës.

“Po gjykohet historia e Kosovës, procesi i shtetndërtimit të Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një nga organizatat më të shenjta të popullit të Kosovës”, deklaroi Bajrami.

Ai tha se “në vend të veteranëve, sot do të duhej të protestonte shteti i Kosovës”.

Bajrami tha se në këtë protestë do të duhej të ishin të pranishëm edhe presidentja dhe kryeministri në detyrë.

“Është dashur të bëhet nga institucionet shtetërore të cilat do të mund të çonte mesazhe shumë më të fuqishme tek bashkësia ndërkombëtare se nuk do të lejohet çfarëdo prekje e historisë tonë”, deklaroi Bajrami.

Related Articles