Bajrami: Paga minimale u përcaktua në mënyrë arbitrare

Bajrami: Paga minimale u përcaktua në mënyrë arbitrare

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka deklaruar se përcaktimi i pages minimale është realizuar në mënyrë arbitrare.

Bajrami ka deklaruar se Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk ka pasur konsultime e as dakordime rreth përcaktimit të saj. Deputetja Bajrami thekson se në përcaktimin e pagës minimale, nuk u morrën parasysh të gjithë faktorët.

“Fillimisht, Ministri i Financave, siç është raportuar…e kemi të qartë se nuk ka pasur konsultim dhe as pajtueshmëri rreth përcaktimit të pages minimale, është caktuar në mënyrë arbitrare. Ka ardh, janë tejkaluar procedurat, janë shkelur disa parime të organizatës botërore të punës dhe është bërë pa konsultim publik. Mbi të gjitha nuk është marrë parasysh as norma e inflacionit”, ka deklaruar ajo.

Tutje, deputetja Bajrami ka theksuar se Ligji për pagën minimale u miratua në një séance e cila nuk i kishte kushtet për t’u zhvilluar.

“Ky ligj kaloi në seancën problematike të 13 korrikut. Kuvendi ka prekur pikën më të ulët atë ditë, jemi ndjerë të turpëruar të asaj çka ndodhi. Në fund opozita e lëshoi sallën, kemi besuar se nuk ka pasur kushte që të vazhdojë ajo seancë, tani ka edhe pretendime të grupeve paerlamentare që nuk janë përcjellur procedurat për ftesën e saj dhe rasti ka shkruar edhe në Kushtetuese mire, duhet cekur se një ligj i tillë pas më shumë se një viti ka kaluar vetëm në një séance ku faktikisht nuk ka pasur kushte për zhvillimin e saj e ku partitë opozitare e kanë braktisur seancën. Paga minimale është caktuar 264 euro qysh ka ardh propozimi nga Ministria e Financave në maj të vitit 2022 ndërkohë që na e dimë se sa zhvillime kanë ndodhur që nga ajo kohë”, ka deklaruar ajo në DebatPlus.

Related Articles