Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur sot rreth projektligjit i cili po diskutohet për çmimin tavan, raporton Gazeta Enigma.
Bajrami, tha se ligji për çmimet tavan dhe bordi, janë ‘’farsë’’ sepse siç thotë ajo, ekzekutivi nuk ka me pas mundësi me ndiku në çmime.
‘’A e dini se çfarë ka ndodhur në sektorin e energjisë elektrike, gjatë mandatit të LVV’së, edhe pse kemi zyre të rregullatorit të çmimit të energjisë, tri herë është bërë ngritja e çmimit. Do të thotë na kemi rregullator, edhe kemi leju ngritje të çmimeve. A e dini çfarë ka ndodhur me tarifat e ujit, edhe aty kemi rregullator të çmimeve, janë ngritur tarifat për 40%. Ka ndodh rregullimi i çmimeve edhe në një sektor tjetër, ka ndodh në sektorin e barnave, na jepni evidenca si qeveri që kemi ulje të çmimeve të barnave, sepse kjo nuk po vrehet. Ngritja e çmimeve është alarmante, inflacioni i marsit nuk ka qenë i ndikuar aq shumë prej ngritjes së çmimit të naftës, ne kemi me pa në prill që çmimet kanë me qenë më të larta. Ne kemi frikë që ligji, bordi dhe gjithçka është një farsë sepse nuk keni me pas mundësi me ndik’’, ka thënë deputetja e LDK-së. / Gazeta Enigma.
