Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje që të ‘çohet i gjithë shteti në këmbë’ derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë.
Bajrami thotë se si nënë e dy vajzave është e tmerruar nga ky lajm.
Ajo ka thënë se kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje dhe pa shumë angazhim të institucioneve shtetërore.
“Ku është Ministri i Brendshëm?Ku është Policia e Kosovës? Ku është Prokuroria e Shtetit? Ku është Agjencia Kosovare e Intelegjencës? Ku është Forca e Sigurisë së Kosovës?” , ka shkruar Bajrami në Facebook.
Postimi: