Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është përfshirë në debatin që po bëhet në rrjetet sociale lidhur me veshjen e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet të çuditemi me “luskin” e ministrave të Qeverisë Kurti.
Tutje, ajo ka thënë se në Raportin e Progresit, thuhet se “20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar”.
“Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro.
”Në vitin 2022 janë nënshkruar 10290 kontrata publike në vlerë prej 559 milonë euro, 20.8% e tyre janë të negociuara duke anashkaluar procedurat e prokurimit publik sipas ligjit”, ka shkruar ajo.