Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami së fundmi ka komentuar mbi Qeverinë.
Ajo ka thënë se “as Rusia, as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie”.
Këto deklarata ajo i ka bërë përmes një postimi në Facebook, teksa ka deklaruar se vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoi buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro.
“Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilin ministri mbrëmë tha ‘nuk i di detajet’. Ja detajet minister: Në viti 2017 blerja e licensave të Microsoft-it ishtë bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro”.
“Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrinsë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licensa të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro”.
“Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro”, ka thënë Bajrami.
E cila me tej shtoi se ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete. E sipas saj, kjo është aryeja që LDK-ja është kundër kontratave sekrete. /Gazeta Enigma